Lajme

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë

05/31/2021 11:20
nga:Gazeta Blic

Një veturë ka goditur një këmbësor, mëngjesin e sotëm në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:40, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime trupore.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.