Lajme

Vetura godet këmbësoren në Suharekë, i shkakton lëndime të rënda

10/21/2022 10:10
nga:Astrit Gashi

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga vetura me targa vendore në fshatin Sopijë të Suharekës.

Policia bën me dije përmes raportit se veturën po e drejtonte një grua.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor