Katër persona kanë mbetur të lënduar në Tiranë, pasi një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur ata.
Tre nga të lënduarit kanë përfunduar në spital pasi kanë pësuar dëmtime të lehta, shkruan abcnews.al.
Në vendngjarje kanë dalë forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.