Lajme

Vetura e vjedhur i kthehet pronarit, policia arreston të dyshuarin

06/01/2025 07:16
nga:Genita C

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës për vjedhjen e një veture në nëntor të vitit 2024.

Në njoftimin e policisë thuhet se automjeti i vjedhur është i tipit “Audi A3” në vlerë të 4 mijë eurove, dhe ishte raportuar nga pronari si i vjedhur më 14 nëntor të 2024-së.

Tutje, shtohet se gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore të policisë në kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale.

“Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur”, thuhet në njoftim.

Policia shton se automjeti i gjetur i është kthyer pronarit legjitim.