Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Landovicë të Prizrenit, ku një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia nën dyshimin për dhunim ndaj një 13-vjeçareje.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, përmes emisionit “Ora Shtatë”, bëri të ditur se rasti u zbulua në orët e hershme të mëngjesit të 15 shtatorit.
“Policia ka pranuar një informacion për një automjet të dyshimtë të ndaluar në një hapësirë publike. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe brenda automjetit ka hasur dy të mitur. Pas kësaj, në rast janë përfshirë edhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit. Fillimisht, e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë”, u shpreh Salihu.


