Lajme

Vetura bie nga 30m lartësi në lumë, humb jetën pasagjeri në Prizren

04/11/2022 13:19
nga:Q R

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan, rruga për fshatin Lubinje, ku një veturë ka rënë në një lumë dhe si pasojë ka vdekur pasagjeri 74-vjeçar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës e ka konstatuar vdekjen e pasagjerit, derisa shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Rastin e kanë konfirmuar për GazetaBlic edhe nga Polici e Kosovës dhe kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i kthehet familjarëve dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.