Lajme

Vetura bie në humnerë, shpëton shoferi

12/26/2021 23:27
nga:Gazeta Blic

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur dhe ka rënë nga 50 metra lartësi.

Ngjarja e rëndë është shënuar në në rrugën e fshatit Bënç, bashkia Tepelene.

Raportohet se shoferi i makinës “Benz”, ka shpëtuar mrekullisht dhe është dërguar në spitalin rajonal të Tepelenës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë që ka bërë që makina të dalë jashtë kontrollit/abcnews.