Gjykata Kushtetuese u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara kushtetuese për procesin e vetingut.
Pas këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftaraj i cili tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Kosovën.
“Më në fund një lajm i mirë. Vetting-u po vjen. Kërkesa dhe lobimi disa vjeçar i IKD per Vetting te plote, u permbush pjesërisht me nje Vetting te pjesshëm vetem per pozitat menaxheriale ne gjyqesor dhe sistem prokurorial”, shkroi ai në Facebook.
Miftaraj tha se tash Ministria e Drejtësisë dhe partitë politikë duhet ta bëjnë punën e tyre.
“Tash me shprese se Ministria e Drejtesise dhe partite politike ne Kuvend sigurohen te hartohet nje ligj i cili përmbush kerkesat e amandamentit kushtetues, duke perfshire grupet e interesit, shoqerine civile dhe partneret nderkombetare”, tha ai.