Sporti

Vettel bojkoton garën në Rusi: Jam i shokuar

02/24/2022 16:14
nga:E K

Rusia ka nisur aksionin ushtarak ndaj Ukrainës. Ky aksion ka ngjallur reagime të shumta nga liderë botërorë por edhe nga sportist të njohur ndërkombëtar.

Katër herë kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel, thotë se nuk do të garojë në kompeticionin që mbahet në Rusi në shtator, pasi Rusia nisi një sulm të gjerë ndaj Ukrainës.

“U zgjova me lajmet e mëngjesit i tronditur”, tha Vettel në testimin parasezonal të F1 në Barcelonë të enjten, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë mendoj se është e tmerrshme të shohësh se çfarë po ndodh. Natyrisht, nëse shikoni kalendarin, ne kemi një garë të planifikuar në Rusi (më 25 shtator). Mendimi im është që nuk duhet të shkoj, nuk do të shkoj”, shtoi ai.

“Unë mendoj se është e gabuar të garosh në këtë vend. Më vjen keq për njerëzit e pafajshëm që po humbasin jetën e tyre, që po vriten (për) arsye të kota nga një udhëheqje shumë e çuditshme dhe e çmendur”, vazhdoi Vettel.

“Por personalisht jam i tronditur dhe i trishtuar kur shoh se çfarë po ndodh, kështu që do të shohim të ecim përpara, por mendoj se vendimi im është marrë tashmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/