Lajme

Vetplagoset me pistoletë istogasi, e dërgojnë në Spitalin e Pejës

06/02/2022 08:41
nga:Astrit Gashi

Një i dyshuar nga pakujdesia është vet-plagosur me pistoletë në fshatin Orroberdë të Istogut.

Aktualisht sipas policisë, i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Në vendngjarje është konfiskuar një pistoletë, dy fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, të mërkurën.