Lajme

Veton Canolli ka 10 ditë pa kontakt me familjen – kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij

08/13/2025 10:33
nga:Genita C

Veton Canolli, nga Kosova ka humbur kontaktin me familjen e tij tash e 10 ditë, sipas njoftimit të afërmve të tij.

Ai ka qenë i punësuar në ndërtimtari në zonën Seven Kings, në Mbretërinë e Bashkuar.

Familja është e shqetësuar dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Nëse dikush ka ndonjë informacion, lutet të kontaktojë Ambasadën e Kosovës në Londër në numrin: 0752 219 9662.