Lajme

A do t’a japë votën e tij për Qeverinë ‘Kurti 3’- Deklarohet Veton Berisha!

02/14/2025 11:22
nga:Y I

Nga të gjitha votat e numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje, prin  me 40.84% të votave.

Në vendin e dytë qëndron PDK-ja me 22.05% të votave, LDK-ja është e treta me 17.67%, ndërsa AAK-NISMA ka 7.45%.

Bazuar në këto rezultate, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK do të ketë 25 sosh, LDK do të marrë 20 dhe AAK-NISMA me 8.

Asnjëra nga subjektet politike nuk e ka shumicën e nevojshme për t’a formuar Qeverinë vetëm, pra ose duhet të futen në koalicione ose votat nga deputet e partieve të tjera.

Nga komunitetet jo-shumicë, Partia Liberale  Egjiptiane, ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, i pyetur nga “Gazeta Blic” nëse do t’a përkrahte Qeverinë Kurti 3, ai pati këtë pergjigje.

“Herët është të flitet për atë çështje” tha shkurt Berisha për “Gazeta Blic”.

‘Kemi disa kushte të cilat janë të rendësishme për ne’- Flet Duda Balje, tregon se a do t’a përkrahë Qeverinë e re!