Uncategorized

Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

04/19/2021 20:26
nga:Gazeta Blic

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit, ka bërë të ditur Hashani.