Showtime

Vetëvritet modelja 23 – vjeçare pas skandalit të ‘Dubai Porta Potty’

05/09/2022 13:08
nga:Genita C

Modelja 23 – vjeçarje, Mona Kizz i ka dhënë fund jetës së saj pas skandalit të ‘Dubai Porta Potty’.

“Dubai Porta Potty” thuhet se është diçka që influencers dhe vajzat e tjera të reja bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave. Sipas pretendimeve, këto gra i lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën) në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave.

Ky skandal ka bërë bujë në të gjithë botën dhe ka çuar në një ngjarje tragjike.

Në portalet e huaja është publikuar një video ku supozohet të jetë modelja, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj.

Sipas raportimeve, Mona Kizz kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i saj të dielën.

Një hetim i mëtejshëm po vijon për të zbardhur ngjarjen.

Autoritetet përkatëse janë duke kërkuar për njerëzit që morën pjesë në festën në Dubai.

Monic Karungi, e njohur si Mona Kizz sipas Routine Blast, u hodh nga kati i shtatë i ndërtesës Al Fahad në Dubai, duke vrarë veten pas publikimit të videos rrëqethëse të Dubai Porta Potty.