Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për çdo ditë ka operacione dhe veprime kundër krimit të organizimit.
Sipas subjektit politik në pushtet, Qeveria Kurti është e pozicionuar në frontin antikrim dhe antikorrupsion.
Në një postim në Facebook nga faqja zyrtare e LVV-së, u tha se çdo aktivitet kriminal pengon jetën e mirëqenien e secilit dhe zvogëlon dukshëm gjasat për përparim shoqëror dhe për barazi.
“Është pra e pakompromistë goditja e grupeve kriminale dhe parandalimi i aktiviteteve kriminale e korruptive”, thuhet në postimin e LVV-së.


