Lajme

Vetëvendosje pretendon se besimi i qytetarëve në Qeveri është përmirësuar ndjeshëm

07/22/2022 13:43
nga:Genita C

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të pretendojë se në Kosovë, ka besim të madh në Qeverinë Kurti.

E kjo sipas këtij subjekti, është vitale për prosperitetin ekonomik

Ata këto pretendime i bazojnë në disa të dhëna që ata i kanë publikuar, të nxjerra nga Barometri Ballkanik ’22.

Postimi i plotë nga VV:

Besimi në qeverinë e Kosovës dhe në sundim të ligjit janë vital për prosperitetin ekonomik.

Të dhënat e Barometrit Ballkanik ’22 (organizatës së bashkëthemeluar me BE-në) tregojnë se besimi i qytetarëve në qeverinë e Kosovës dhe në sundim të ligjit jo vetëm që është përmirësuar ndjeshëm, por është më i larti nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas besimit të lartë edhe në perspektivën ekonomike.