Lajme

“Vetëvendosje më s’do të arrijë t’i marrë 51%” – Quni: LDK-ja po rritet, do të dalë e para në zgjedhje

01/16/2024 23:57
nga:Sh R

“LDK-ja do të jetë kandidat dhe faktor shumë serioz në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi në “InfoNata”, deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë për vendin e parë.

“Sondazhet janë të porositura. Ka pas edhe vetë kryetari Abdixhiku paraqitje dhe publikime për këto sondazhe që ne kemi vendosur të mos i publikojmë. Për natyrën e punës, s’do i publikojmë të gjitha specifikat. Por, jemi kandidat dhe faktor shumë serioz për zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht, gjithmonë për vendin e parë.”, u shpreh Quni në Tëvë1.

Ndërsa ka folur për qeverisjen Kurti, deputeti Quni tha se partia e kryeministrit, Vetëvendosje nuk do të arrijë më t’i fitojë 51% të votave, por që sipas tij, një rezultat i tillë, u arritë në kohën kur LDK-ja si forcë politike, u ballafaqua me probleme të brendshme.

“Nuk e besoj që VV-ja do të arrijë 51%. Të gjithë e dimë natyrën e atyre zgjedhjeve, dhe problemeve që ka kaluar LDK-ja dhe qëndrimet e ndryshme brenda partisë, që tani janë në një atmosferë dhe ambient shumë më të favorshëm. Ikja nga dialogu, është ikje e përkohshme. Kurti është i vetëdijshëm që duhet ta finalizojë në raportet me Serbinë.”, tha tutje Quni në “InfoNata”.