Lajme

Vetëvendosje kundër, s’votohet raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

10/04/2021 11:01
nga:Gazeta Blic

Me 28 për, 51 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Kundër kësaj kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Kjo seancë ishte e datës 12 gusht, e cila kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit.