Lajme

VV e LDK kishin 81 vota para seancës për zgjedhjen e Vjosa Osmanit: Prapaskenat e dështimit të dy deputetëve me të cilët ishte marrë vesh Albin Kurti!

04/03/2021 23:00
nga:Gazeta Blic

Në momentin kur Albin Kurti e Vetëvendosje e kishin pranuar kushtin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tërheqjen e Ligjit për Zgjedhje, numrat ishin të sigurt.

Gazeta Blic merr vesh se ishin 81 vota të sigurta për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

”LDK ua kishte garantuar nga Grupi i saj Parlamentar 12 vota. Kjo ka qenë e ditur që nga fillimi. Vetëvendosje i kishte “garantuar” se i ka 69 vota, duke u bërë kuorumi prej 81 votave”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Mirëpo, në momentin e fundit gjithçka ka ndryshuar.

Dy deputetët “problematik” Adem Hoxha, i cili nuk e kishte votuar as Qeverinë Kurti dhe deputeti tjetër nga komunteti rom, Fadil Gashi kanë dështuar në momentin e fundit.

”Vetëvendosje e kishte marrë të kryer votën e tyre, por ata në momentin e fundit nuk kanë ardhur në seancë”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Hoxha e Gashi konsiderohen si deputetë që kontrollohen nga ana e Listës Serbe.

Ditë më parë, Gazeta Blic ka raportuar se Hoxha e Gashi kishin kushtet e tyre për ta votuar Osmanin.

Ata kërkonin nga një zëvendësministër si kusht për ta votuar Vjosa Osmanin.

Ndërkohë, edhe pas dy votimeve ka dështuar raindi i parë për të bërë kuorumin.

Në anën tjetër, nga LDK, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti nuk e kanë votuar Osmanin për presidente.

Dështon edhe raundi i dytë, nuk ka vota të mjaftueshme për të siguruar kuorumin