Lajme

Vetëvendosje e anulon një koktej të paraparë për sot, shkaku i seancës në Hagë

02/18/2026 13:56
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se e ka anuluar një koktej të thirrur për sot. Sipas njoftimit anulimi vjen pasi në Gjykatën Speciale, pritet të flasin ish-krerët e UÇK-së.

Nuk dihet se kur është thirrur ky koktej, meqenëse prej kohesh dihej se krerët e UÇK-së do të flasin sot para gjyqtarëve.

E plotë:

Anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot

Të dashur aktivistë e anëtarë ju njoftojmë se anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot, për arsyen e mbajtjes së seancës përmbyllëse dëgjimore në Gjykatën Speciale.

Me shpresë se drejtësia do triumfojë ashtu siç triumfoi lufta e drejtë e UÇK-së.