Lajme

Vetëvendosje del me qëndrimin përfundimtar për tërheqjen e parave nga Trusti

01/18/2023 10:33
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur nëse Vetëvendosje do ta votoj Trustin, raporton Gazeta Blic.

Ai edhe një herë ka ripërsëritur se partia e tij nuk do ta mbështesë iniciativën për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti Pensional.

Rexhaj në emsionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku ka theksuar se arsye për mos votimin e Trustit është rritja e pagave në sektorin publik, ndonëse ende nuk dihet se sa është koeficienti, raporton Gazeta Blic.

“Unë mendoj që me rritjen e fundit që kemi bërë në sektorin publik, nuk ka nevojë për Trustin”, ka theksuar ai, derisa ka shtuar se ai nuk e di se sa është vlera e koeficientit.

 

Në anën tjetër, opozita i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që ta votoj Trustin, i cili është nesër në rend ditë në Kuvendin e Kosovës.

Pos deputetëve opozitarë, edhe në anketimet e ndryshme shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës kanë kërkuar që t’u lejohet tërheqja e parave nga Trusti.

Edhe vitin e kaluar kishte shkuar në Kuvend Ligji për Trustin, por që nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme në mënyrë që qytetarët të mund të tërhiqnin paratë e tyre nga kursimet./ Gazeta Blic

Nesër votimi për Trustin në Kuvend, aktori Rafuna ka një thirrje për deputetët