Sot në në mbledhjen e Kuvendit Komunal qeveria komunale paraqiti kërkesën për përkrahje të menjëhershme financiare në vlerë prej 45,000€ për klubin e futbollit të Vushtrrisë, por kjo nuk kaloi.
Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur këtë propozim, me ç’rast edhe nuk kaloi tutje për miratim, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë ka reaguar fuqishëm, Adnan Lahu, anëtari i kryesisë së klubit të futbollit të Vushtrrisë, i cili tha se LVV ka ndalur vullnetin dhe ringjalljen e klubit.
Ja reagimi i tij në Facebook:
“Në vazhdimësi jemi të angazhuar që klubin tonë të futbollit ta rikthejm në majatë e futbollit kosovar. Kjo nuk është aspak rrugë e lehtë don mund e sakrificë.
Sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal qeverija komunale paraqiti kërkesën për përkrahje të menjëhershme financiare në vlerë prej 45,000€ për klubin e futbollit.
Por për qudi Lëvizja Vetvendosje nuk e përkrahi këtë propozimi dhe me këtë ky subjekt politik po mundohet ta ndal rikthimin e klubit aty ku e ka vendin.
LVV nuk do të mund ta ndal vullnetin tonë, grupit të tifozëve “Forca” e as pritjet e gjithë qytetit për rikthimin dhe shkëlqimin e klubit tonë të zemrës.
Klubi do të rikthehet në vendin ku e meriton por gjithë sportdashësit dhe gjithë qyteti duhet ta mbajn në mend se kush po përpiqet ta bllokoj këtë rikthim.
Shpejt do shihemi me lajme super të mira”, shkruan Adnan Lahu në rrjetin e tij social, Facebook.
/GazetaBlic Sport


