Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i cili deklaroi në Rubikon në Klan Kosova se “LDK nuk do të bëj kurrë koalicion me VV-në”.
Manxhuka tha se edhe LDK-ja e Isa Mustafës pati thënë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1 se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me 25 mars 2020 LDK e Isa Mustafës (lexo Abdixhikut) kur rrëzoi Qeverinë Kurti 1 tha “kurrë me VETEVENDOSJE!-n”, tutje është histori”.