Lajme

Veteranët bojkotojnë qeverinë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe 27 vjetorit të Epopesë

02/13/2025 15:34
nga:N K

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se kanë dalur me një vendim, për të mos bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, lidhur me festimin e:

1) 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë; dhe

2) Manifestimin në 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari të datës 5,6 dhe 7 mars.

OVL e UÇK-së, ka dhënë edhe arsyetimin e këtij vendimi, që është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj organizate.

Sipas Organizatës së Veteranëve, qeveria aktuale nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim, duke i përjashtuar ata nga çdolloj financimi dhe mbështetjeje.

“Duke parë të arsyeshme se kjo qeveri ka qenë qeveri që e ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së, do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës, që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së, në këto data historike, në mënyrë të organizuar nga kryesia e OVL UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe t’i nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtar të UÇK-së”.