Lajme

“Vetëm ushtria jonë nuk mjafton, kemi nevojë për mbështetjen tuaj”- Zelensky i ‘shtrin dorën’ Evropës!

02/15/2025 13:51
nga:Y I

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ka ardhur koha që të krijohet një ushtri evropiane.

“Vetëm ushtria jonë nuk mjafton, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj,” tha ai, duke shtuar se “kohët e vjetra” kur SHBA – ja mbështeti Evropën kanë mbaruar.

Ai u tha gjithashtu udhëheqësve dhe zyrtarëve se nuk do ta hiqte nga tavolina anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe këmbënguli se nuk duhet të merren vendime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë pa Kievin dhe Evropën, sipas The Guardian.

/Top Channel/