Sporti

Vetëm Ronaldo dhe Messi e kanë arritur atë, Ibrahimovic synon një rekord ndaj Udineses në Serie A

12/10/2021 18:10
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic (Milan) është shumë afër arritjes së 300 golave ​​në kampionate, diçka që e kanë arritur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në këtë shekull.

Sipas La Gazzetta dello Sport , golashënuesi suedez ka 299 gola, 23 te Juventusi, 57 te Interi, 73 te Milani, 17 te Manchester United, 16 te Barcelona dhe 113 te PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo ka 482, të cilat ndahen në këto klube: 311 në Real Madrid, 81 në Juventus dhe 90 në Manchester United.

Messi ka 475, të cilat ndahen në këto klube: 474 në Barcelonë dhe një në PSG.

Ibrahimovic mund ta arrijë atë rekord këtë të shtunë, kundër Udineses.

/GazetaBlic Sport/