Cult

Vetëm njëri nga aktorët kryesorë të “Pasioneve të fshehta” refuzoi rikthimin, fansat të zhgënjyer me vendimin e tij

11/02/2021 09:59
nga:G C

“Pasionet e fshehta” tashmë është e konfirmuar se do t’i shohim sërish në një sezon të dytë të serialit pas 20 viteve.

Shumë fansa të kësaj telenovele kolumbiane po presin me padurim për premierën e “Pasion de Gavilanes 2”, megjithëse me një ‘renovim’ të kastit, disa prej të cilëve do jenë të pranishëm e disa të tjerë nuk do të shfaqen sërish.

Pas disa muajsh spekulime nëse kasti origjinal do të merrte pjesë apo jo në këtë sezon të ri, Telemundo më në fund i ka hequr dyshimet.

Sipas kompanisë, kasti origjinal tashmë është takuar për të nisur xhirimet e sezonit të dytë dhe ka konfirmuar se Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey janë po ashtu pjesë e këtij sezoni të ri.

Megjithatë, origjinali “Franco Reyes”, Michel Brown, nuk do të rikthehet në ekran me personazhin e tij.

Në një intervistë për një medium spanjoll, aktori tha se ‘ai vendosi të mos e bëjë më. Më duket se secili është pronari i vendimeve të tij’.

Edhe aktorja që u shfaq në rolin e “Pepita Ronderos”, e njohur me emrin e vërtetë si Lady Noriega, nuk do jetë pjesë e sezonit të dytë.