Liverpool ka siguruar vendin e parë në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve me dy ndeshje për t’u zhvilluar, gjithashtu duke mbajtur gjallë shpresat e Milanit, edhe nëse shanset e tyre janë shumë të pakta.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 në shtëpi me Porton mbrëmê, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Do të duhet diçka spektakolare që Milani të kalojë titje, por nuk do të ishte hera e parë, pasi Atalanta kishte një pikë pas katër ndeshjesh dhe e kaloi grupin dy vjet më parë.
Liverpool tashmë e ka garantuar vendin e parë në Grupin B me 12 pikë nga katër ndeshje, i ndjekur nga FC Porto me pesë, Atletico Madrid me katër dhe Milan me një.
Ndeshjet e mbetura të kuqezinjve janë një udhëtim në Atletico Madrid më 24 nëntor dhe ndeshja ndaj Liverpool-it që ndoshta do të pushojë shumë lojtarë në San Siro më 7 dhjetor.
Porto tashmë ka një rekord superiore ballë për ballë me Milanin, kështu që nëse futbollistët e Sergio Conceicao mundin Liverpoolin, gjithçka ka marrë fund për kuqezinjtë.
Në thelb, Milani duhet të fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, shpreson që Porto të marrë vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe më pas të arrijë një rekord superior ballë për ballë me Atletico Madridin duke fituar në Wanda Metropolitano me të paktën dy gola diferencë.
Është e vështirë dhe vendi i tretë për kualifikimin në Europa League mund të jetë më i arritshëm, por jo i pamundur as kalimi tutje në Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


