Sporti

Vetëm një lojtar afrikan i nominuar në listën e ngushtë për Topin e Artë 2024

09/05/2024 10:36
nga:Lorik J

Pritja e gjatë për 30 kandidatët për Topin e Artë ka përfunduar dje.

Lista e ngushtë u dominua nga lojtarët evropianë, 25 prej të cilëve arritën në këtë fazë.

Ishin katër lojtarë nga Amerika e Jugut – Vinicius, Fede Valverde, Emi Martinez dhe Lautaro Martinez.

Ndërkohë, Ademola Lookman është i vetmi lojtarë nga Afrika që ka hyrë në listën e ngushtë. Nigeriani shënoi një hat-trick për të ndihmuar Atalantën të fitojë Europa League sezonin e kaluar.

/GazetaBlic Sport