Sporti

“Vetëm me Limajn nuk qeverisim dot”, deputeti i VV: LDK na refuzoi me arrogancë

07/07/2025 20:47
nga:Genita C

Serbia po shfrytëzon ngërçin politik në Kosovë për të përhapur frikë përmes alarmeve për bombë, apo kërcënimeve të tjera që rrezikojnë të destabilizojnë vendin.

Kështu thotë deputeti i Lëvizjes vetëvendosje Arbër Rexha në një intervistë për A2 CNN.

Ai u bën thirrje kolegëve të reflektojnë për të zhbllokuar Kuvendin.

Duke hedhur poshtë mundësinë e një qeverie uniteti, e cila siç thotë kthen në kohën e UNMIK, Rexha thotë se partia e tij donte një koalicion me LDK dhe Nismën e Limaj, por se Abdixhiku i kishte refuzuar me arrogance. Pranon se vetëm me Limaj, nuk I bëjnë dot numrat për të qeverisur.