Sporti

Vetëm Mbappe dhe Ferran Torres më mirë se Vedat Muriqi në aspektin personal në La Liga

01/08/2026 15:02
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi po kalon në një tjetër sezon fantastik në aspektin personal.

Muriqi po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe golat, duke qenë i pandalshëm në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar ka shënuar 10 gola, duke u renditur në vendin e tretë tek lista e golashënuesve më të mirë.

Vetëm Kylian Mbappe dhe Ferran Torres kanë më shumë gola të realizuar, kurse emra të mëdhenj si Lewandowski, Alvarez, Yamal, Raphinha, Griezmann janë vetëm pas tij në listë.

/GazetaBlic Sport/