Pak javë më parë, opinionisi i njohur, Arjan Konomi postoi një video në rrjete, e cila u bë virale, pasi ai shfaqej komplet ndryshe në pamjen fizike, gjë e cila bëri që ndjekësit të shqetësohen për shëndetin e tij.
Megjithatë, ishte vetë Konomi, ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.
Për shëndetin e tij mesa duket janë shqetësuan vetëm ndjekësit e tij, pasi me postimin e fundit, Arjani tregoi se miqtë e tij të ngushtë nuk janë interesuar aspak.
Në dyqanin e tij ka shkuar Luizi, i cili mesa duket e ka vizituar opinionistin dhe ka kaluar qoftë edhe për një përshëndetje dhe kaq ka mjaftuar që Konomi të “ironizojë”, miqtë e tij më të mirë, duke thënë se: “Luizi erdhi u interesua, por ata nuk erdhën kurrë”.