Showtime

Vetëm kjo nuk pritej! Nuk do ju besohet çfarë kërkonte ish-i i Encës për të në internet

07/14/2021 09:28
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë emri më i përfolur në mediet rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shumë herë tregohet e afërt me ndjekësit e saj kështu duke ndarë imazhe edhe nga përditshmëria e saj, shkruan GazetaBlic.

Jeta e saj private ka qenë gjithmonë në fokus të medieve rozë, mirëpo Enca ka befasuar të gjithë ndjekësit me një ‘rrëfim’ që ka bërë së fundi në Prive.

“Mua më përndjekin gjithmonë ngjarjet e sikletshme. Por një që mu kujtua është para 2 vitesh kur po dilja me një djalë jashtë dhe po kërkonim një lokacion në google. Ma dha mua telefonin ta kërkoja dhe aty dalin ato kërkimet e fundit. Kërkimi i tij i fundit ishte ‘Sa lek i bën Enca Haxhia?’. Ishte moment shumë i sikletshëm”, tregoi Enca./GazetaBlic/