Lajme

Vetëm gjatë muajit shkurt 151 divorce në Kosovë

04/20/2024 16:14
nga:N K

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Psikologia, Behare Bojaxhiu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” foli rreth faktorëve që po qojnë në një numër kaq të lartë të divorceve.

“Ekzistojnë një vargë faktorësh për numrin e lartë të divorcëve, përfshirë ndryshimet në kulturë, faktorët sociale dhe ekonomike, konfliktet në martesë, si dhe ndryshimet në përceptimet për martesën”, tha ajo.

Bojaxhiu thotë, se divorci ndikon edhe tek fëmijët në gjendjen psikologjike dhe në shëndetin emocional.

“Divorcet shkaktojnë stres dhe ankth te fëmijët, të cilat atakojnë shëndetin emocional dhe psiqik të tyre. Në këto raste fëmijët do të ndjehen të braktisur, të humbur dhe në faj për ndarjen e prindërve tyre”, deklaroi ajo.

Psikologia shton se divorci mund të jetë një lloj shpëtimi për disa familje, kur martesa është e dëmshme dhe e papërmirësueshme.

“Eshtë e rëndësishme të theksohet se divorci mund të jetë gjithashtu një lloj shpëtimi për disa familje, veçanërisht kur martesa është e dëmshme dhe e papërmirësueshme. Në këto raste, divorci ofronë mundësinë për rikthimin e qetësisë dhe stabilitetit emocional për prindërit dhe fëmijët”, shton tutje ajo.

Tutje ajo thotë se një ndër faktorët e divorcit janë dhe martesat e hershme.

“Martesat e hershme apo të përshpejtuara të jenë një faktor i mundshëm i divorcit, por jo faktor dominat, faktorët janë të ndryshëm, varësisht prej raportit që është ndërtuar në mes të partnerëve”, u shpreh ajo për “Gazeta Blic”

/GazetaBlic/