Numri përfundimtar i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut është 179, që do të thotë se vetëm dy persona mbijetuan, thotë shërbimi zjarrfikës.
Dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan përplasjes së Jeju Air pasi u tërhoqën nga bishti i avionit, tha më parë shërbimi i zjarrfikësve.
Të dy ndodhen në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Nga të vdekurit, 84 janë meshkuj dhe 85 femra, ndërsa gjinia e 10 personave nuk është konfirmuar sipas autoriteteve./CNN/