Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë qëlluar ndaj disa automjeteve brenda territorit libanez, vetëm disa orë pas armëpushimit.
“Në orën e kaluar, forcat e IDF identifikuan disa automjete në territorin libanez me të dyshuar në një zonë të kufizuar lëvizjeje”, thuhet në një deklaratë, sipas mediave të huaja.
“Forcat qëlluan për të parandaluar afrimin e tyre në zonë dhe të dyshuarit u tërhoqën”, vijon më tej deklarata.
Nuk është e qartë se kush ishte në automjete, por ka pasur raportime të përhapura se brenda tyre kanë qenë njerëz që përpiqen të kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit.
Megjithatë, IDF ka paralajmëruar se duhet të presin derisa forcat izraelite të tërhiqen nga zona të caktuara.
Tërheqja e plotë e forcave izraelite mund të zgjasë deri në 60 ditë.
“IDF do të veprojë kundër kujtdo që tenton të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për sigurinë e banorëve izraelitë”, përfundon deklarata.