Në komunën e Prizrenit deri në ora 11:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 9 mijë e 417 qytetarë apo 5.20% e qytetarëve me të drejtë vote.
Këtë e ka bërë të ditur Nysret Bytyqi, zyrat i lartë komunal zgjedhor.
Ai ka shtuar se deri tani nuk është identifikuar ndonjë parregullsi në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“ Gjithçka po shkon në rregull. Deri tani nuk ka ndonjë parregullsi të identifikuar”, ka thënë ai për Lajmi.net.
Në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, në shkollën “11 Marsi”, deri në ora 11 kanë votuar 494 qytetarë nga 19 mijë e 417 që kanë të drejtë vote në këtë qendër.
Të drejtë vote në Prizren kanë mbi 173 mijë qytetarë.
Postin e të parit të këtij qyteti e synon Mytaher Haskuka nga VV-ja dhe Shaqir Totaj nga PDK.


