Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica ka arritur një fitore të madhe ndaj rivalit direkt, Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga Skenderaj ka triumfuar me rezultat 1 me 2. Bintosuka dhe Vojvoda shënuan për mysafirët, kurse Otto John shënoi për Dukagjinin, që tashmë është në krizë edhe më të madhe.
Shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes ishte trajneri Armend Dallku. Ai nuk pranoi fare të fliste pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


