Barcelona ka vazhduar krizën e rezultateve, duke mos fituar as në ndeshjen e sotme ndaj Alavesit.
Barcelona nuk arriti të marrë më shumë se një barazim ndaj Alaves, ndonëse shënuan të parët më anë të Depayt, por rezultati u barazua brenda tre minutash për t’u mbyllur rezultati me 1-1.
‘Blaugrana’ tani janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit në La Liga, me dy humbje e një barazim, teksa pozicionohen në pozitën e nëntë në tabelë me vetëm 16 pikë të mbledhura pas 11 xhirosh.
Me 16 pikët e mbledhura në këtë fazë pas 11 xhirove, ky është numri më i ulët i pikëve që klubi spanjoll ka mbledhur në këtë fazë, që nga sezoni i largët 2002/03, raporton ‘OptaJose’.
Lajmet e këqija për Barcelonën nuk ndalen pasi në ndeshjen e sotme ndaj Alavesit, u lëndua sulmuesi Kun Aguero i cili u zëvendësua nga Coutinho në pjesën e parë.
Aguero i’u bashkua listës së të lënduarve si Fati, Pedri, De Jong e disa të tjerë


