Sporti

Vetëm 10 minuta larg finales së madhe, basketbollistet e Kosovës me avantazh minimal ndaj atyre të Irlandës

07/24/2021 17:21
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar çereku i tretë në ndeshjen në mes Kosovës dhe Irlandës.

Vashat kosovare vazhdojnë të jenë në avantazh me rezultat 55 – 54, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje më e zbehtë nga ana basketbollisteve tona në çerekun e tretë, paraqitje kjo që rezultoi edhe me ngushtim rezultati.

Nëse Kosova e fiton këtë takim kalon në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.

Këtu mund ta shikoni çerekun e fundit.