Dje Glasgow Rangers njoftoi se ata kishin disa raste pozitive me Covid-19 brenda grupit të ekipit.
Për këtë arsye, trajneri Steven Gerrard, siç raportohet nga Sky Sports është në izolim dhe do të humbasë ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Alashkert të planifikuar për nesër në Armeni, përcjell GazetaBlic Sport.
Kapiteni James Tavernier, Ryan Kent, Scott Wright, Calvin Bassey dhe portierët Allan McGregor dhe Jon McLaughlin gjithashtu nuk kanë udhëtuar për ndeshjen e dytë të së enjtes në Armeni – në të cilën Rangers kryeson 1-0.
Rangers poashtu përballet me Celtic të dielën.
/GazetaBlic Sport


