Lajme

Vetëdijësimi kundër kancerit të gjirit, Berisha: Prishtina sot u bë qyteti i guximit e i dashurisë!

09/14/2025 17:43
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka theksuar se sot Prishtina u bë simbol i guximit dhe dashurisë, raporton GazetaBlic.

Në një postim të tij, Berisha theksoi se çdo hap i qytetarëve ishte një betim i fortë për të mos u dorëzuar dhe për të vazhduar përpjekjen për një të ardhme më të mirë.

Ai shtoi se jeta gjithmonë triumfon mbi frikën dhe shpresa është më e fortë se çdo dhimbje.