Lajme

Vetëaksidenti në Gjakovë, deklarohet Policia: Vdes motoristi

05/07/2023 15:57
nga:G B

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic Policia e Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

Policia njofton se viktima i moshës rreth 33 vjeç ka humbur kontrollin me motoçikletë dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:05 ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vend-ngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur në vitin 1990. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Gazeta Blic.

Aksident i rëndë në Gjakovë, dyshohet për të vdekur