Lajme

Vetëaksident në Gjakovë, lëndohen dy persona

10/23/2021 10:06
nga:Y I

Rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Skivjan të Gjakovës, ka ndodhë një vetë aksident trafiku me lëndime trupore.

Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan –Gjakovë, pikërisht në fshatin Skivjan, nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë se lëvizjes pa pritmes e humb drejtimin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga ne anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet.

Si pasojë shkaktohen dëme materiale në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore merr vozitësi dhe bashkë vozitësi.

Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve të marra bashkë vozitësi dërgohet në QKUK- Prishtinë për shërim të mëtejshëm.