Lajme

Vetaksidentohet vetura e Policisë në Jashanicë të Klinës

09/04/2025 10:28
nga:G B

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Jashanicë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, si pasojë e vetaksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale.