Lajme

Vetaksident pas mesnate në Han të Elezit, digjet vetura

08/31/2026 07:54
nga:G B

Një vetaksident dyshohet se ka ndodhur pas mesnate në Han të Elezit.

Sipas pamjeve të dërguara në Klankosova, automjeti shihet teksa është përfshirë nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Për rastin ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia.