Lajme

Vetaksident në Zubin Potok, tre persona mbesin të lënduar

11/14/2022 10:28
nga:N M

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një vetaksidenti në Zubin Potok.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën në ora 22:10.

“Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, ku si pasojë lëndime ka marr vetë vozitësi si dhe dy pasagjerët e tij. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.”, njofton Policia e Kosovës.

PK-ja bënë të ditur se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore dhe rasti i dedikohet njësisë përkatëse për hetim të mëtejmë.

https://gazetablic.com/kjo-eshte-agjendddddd