Lajme

Vetaksident në Tumoc të Pejës, lëndohet një person

03/11/2024 11:34
nga:G C

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut ku si pasojë është lënduar një person.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfiksat”, tha Gashi.