Lajme

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një i lënduar

01/05/2023 22:32
nga:G B

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku është lënduar një person, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, e cila tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/