Lajme

Vetaksident në rrugën Pejë – Prishtinë, flasin nga Policia

07/10/2022 13:39
nga:G B

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Pejë – Prishtinë, ku një person ka marrë lëndime trupore.

Nga Policia kanë konfirmuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor

“Kerkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celularë dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet e tilla të aksidenteve që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda”, thuhet në përgjigjen e Policisë.